Vitia viziton Matin 1, premton lidhje të rrugës B më rrugën A

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, këtë të shtune ka vizituar lagjën “Mati 1” në kryeqytet.

Ai tha se banorët e kësaj lagje kanë mjaft çështje të cilat i preokupojnë, teksa premtoi se do ta bëjë ndërlidhjen mes rrugës B dhe rrugës A, projekt ky që sipas tij do të nis në vitin 2022.

Tutje, Vitia tha se numri në rritje i banorëve në këtë lagje ka krijuar nevojnë për ndërtimin edhe të një shkolle për nxënësit fillor dhe ata të cikilit të mesëm të ulët, teksa premtoi edhe shtimin e kapaciteteve në Qendrën e Mjekësisë Familajet në Mati 1.

Më tej, Vitia tha se në qeverisjen e tij punimet në “Muharrem Fejza”, do të përfundojnë pa tejzgjatje.

“Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” do të përfundojnë duke mos lejuar tejzgjatje të mëtutjeshme të rregullimit final të saj”

“Shtigje të vrapimit dhe një park të madh do t’ia shtojmë kësaj lagje SKrijmin e tregut të lagjës, për ta bërë lagjen më të jetueshme sipas edhe potencialitetit të saj”, tha Vitia para banorëve të lagjes Mati 1, transmeton Klankosova.tv.

Check Also

Kosova ende pa vendim për vaksinimin e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për …