Abdixhiku viziton Vushtrrinë: Tahiri politikan i kohës, e don qytetin e tij

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kandidatin e partisë për kryetar komune, Xhafer Tahiri diskutuan për ringritjen e qytetarëve për raundin e dytë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se Tahiri është një politikan i kohës, që afron të rinjtë e të rejat, nderon burrat e gratë punëtore të Vushtrrisë, e mbi të gjitha e don qytetin e tij.

“Me Xhafer Tahiri sot në Vushtrri, në ringritjen e strukturave tona e qytetarëve për raundin e dytë.

Vushtrria në katër vitet e fundit ka gjetur kryetarin e kërkuar për një kohë të gjatë. Kjo lidhje do të vazhdojë edhe për katër vjet të ardhshme. Xhafa, përveçse një mik e bashkëpunëtor i rrugëtimeve të vështira, është dhe një politikan i kohës, që afron të rinjtë e të rejat, nderon burrat e gratë punëtore të Vushtrrisë, e mbi të gjitha e don qytetin e tij. Ne jemi krenarë me të, e vushtrriasit kanë një zgjedhje të së ardhmes më 14 nëntor”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Check Also

Kosova ende pa vendim për vaksinimin e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për …